Arrestohet hajduti në Kumanovë, e vjedhura i është kthyer pronarit
- Nëpunës policorë të SPB Kumanovë dje në ora 19:20 minuta në Kumanovë, e kanë privuar nga liria B.A. (49) nga Shkupi.
- Post By Melahat Baftija
- 13:52, 4 shkurt, 2023

Shkup, 4 shkurt 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Kumanovë dje në ora 19:20 minuta në Kumanovë, e kanë privuar nga liria B.A. (49) nga Shkupi.
Siç njofton MPB-ja ajo është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së vjedhjes në objekt shitjeje në bul. “Revolucioni i Tetorit”, gjatë së cilës ka vjedhur më shumë produkte.
"Produktet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse ajo është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës", theksojnë nga MPB-ja. mb/