• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

Prishtinë, 9 tetor 2025 (MIA)- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë kosovare të inteligjencës dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh, tha sot ministri në detyrë për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në Fejsbuk, njoftojnë mediat në Prishtinë.

Ministri në detyrë tha se ai ka bashkëpunuar me akterë “që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

Tutje, Sveçla shkroi se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”. Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis. 

QËNDRONI TË LIDHUR