• e enjte, 27 qershor 2024

Arrestohet dileri nga Ohri, gjendet kokainë

Arrestohet dileri nga Ohri, gjendet kokainë

Shkup, 4 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Njësisë për tregti të palejuar me drrogë pranë SPB Ohër dje në ora 19:35 minuta në Ohër e kanë privuar nga liria A.k. (33) nga Ohri.

MPB njofton se pas ndërmarrjes së masave në afërsi të shtëpisë së tij, ai është kapur se si nga një ambalazh plastike merr paketim me materie ngjyrë të bardhë në gjendje pluhuri. Pas kontrollimi shtesë, në vend janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 34 paketime me materie ngjyrë e bardhë në gjendje pluhuri.

"Materiali i gjetur është sekuestruar, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës", theksojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR