• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrestohet britaniku për sulmin kibernetik që ndërpreu funksionimin e aeroporteve evropiane

Arrestohet britaniku për sulmin kibernetik që ndërpreu funksionimin e aeroporteve evropiane

Londër, 25 shtator 2025 (MIA) - Policia britanike sot njoftoi se ka arrestuar një burrë si pjesë e hetimit për sulmin me “ransomware” ndaj kompanisë "Kolins Aerospejs" (Collins Aerospace), në pronësi të RTH-së, që shkaktoi ndërprerje serioze në funksionimin e aeroporteve evropiane.

Agjencia kombëtare për krime - NCA njoftoi se një burrë i moshës 40-vjeçare u arrestua të martën nën dyshim për shkelje sipas Ligjit për keqpërdorim me kompjuterët dhe u lirua me kusht, raportuan mediat britanike.

"Edhe pse ky arrest është një hap pozitiv, hetimi është në fazë të hershme dhe ende po vazhdon", tha zëvendësdrejtori i Agjencisë kombëtare, Pol Foster.

Ende nuk dihet se cili grup kriminal qëndron pas hakimit të javës së kaluar, ndërsa NCA nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

"Ransomware" është softuer që kriminelët kibernetikë e përdorin për të koduar të dhënat dhe për të kërkuar shpërblim për lirimin e tyre.

Bandat që përdorin këtë metodë zakonisht veprojnë në hije për të shmangur vëmendjen e organeve për zbatimin e ligjit.

Sulmi ndaj "Kolins Aerospejs" është më i fundit në një seri incidentesh kibernetike në Evropë me pasoja të rëndësishme për bizneset. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR