• e martë, 24 dhjetor 2024

Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës
Shkup, 13 shtator 2022 (MIA) - Nëpunës të policisë nga Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup i arrestuan R.A., R.A. dhe B.A. pas një denoncimi paraprak sot paradite nga kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi se ishte sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunë, informoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje njoftuan se është informuar prokurori publik dhe në koordinim me PTHP Shkup pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave të arrestuar do të ngrihet padi penale për veprën penale Dhunë sipas nenit 386 nga Kodi Penal. Siç njoftuan më herët nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, sot fizikisht ishte sulmuar kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. "Më 13.09.2022 në orën 09:46 në SPB Shkup, kryetari i komunës së Haraçinës ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", informuan për MIA-n nga MPB. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR