Arrestohen kriminelët në Shkup të kërkuar me urdhërarreste për kryerjen e vjedhjeve të rënda
- Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup rreth orës 06:00 në Shkup, në territorin e komunës Kisella Vodë, e kanë privuar nga liria F.P. (31) nga Shkupi, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacionalnga MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, për veprën penale të kryer "vjedhje e rëndë", njoftoi MPB-ja

Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup rreth orës 06:00 në Shkup, në territorin e komunës Kisella Vodë, e kanë privuar nga liria F.P. (31) nga Shkupi, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacionalnga MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, për veprën penale të kryer "vjedhje e rëndë", njoftoi MPB-ja
Poashtu sot (08.09.2024), nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup rreth orës 06:50 në Shkup, në territorin e Komunës së Gazi Babës, e kanë privuar nga liria V.D. (33) nga Shkupi, i cili me urdhërarrest nacional nga MPB-ja ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për veprën penale të kryer "vjedhje e rëndë".
Siç njofton MPB-ja, personat do të shoqërohen në institucion ndëshkues-korrektues kompetent për vuajtjen e dënimeve. mb/