• e diel, 22 dhjetor 2024

Arrestohen dy persona për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit grek Karajvaz

Arrestohen dy persona për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit grek Karajvaz

Athinë, 29 prill 2023 (MIA) - Policia greke dje i arrestoi dy persona për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit grek, Jorgos Karajvaz, i cili para dy vitesh u qëllua para shtëpisë së tij në një lagje të Athinës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas policisë greke bëhet fjalë për dy grekë të moshës prej 40 deri në 48-vjeç, të cilët kanë lidhje familjare, ndërsa njëri prej tyre ngarkohet edhe për një vrasje tjetër të kryer në dhjetor të vitit 2021.

Zëdhënësja e policisë greke Konstantina Dimoglidu në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se nga hetimet e policisë ka dalë se autori i vrasjes së Karajvazit së bashku edhe me një person tjetër për t'u arratisur kanë përdorur një motor, si edhe një furgon i cili gjegjësisht i takon kompanisë në të cilën përgjegjës ka qenë njëri nga të arrestuarit.

Shtesë, policia ka zbuluar se motori dhe furgoni janë regjistruar një ditë më parë në relacionin e njëjtë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin lokacion me vrasjen.

"Nga procesi parahetimor, i cili fokusohej në kontrollin shtesë të të dhënave dhe marrjen në pyetje të personave, doli pjesëmarrja e 40-vjeçarit dhe 48-vjeçarit në kryerjen e vrasjes", kumtoi zëdhënësja e policisë greke.

Më 9 prill 2021, shkurt para orës 15 pas përfundimit të emisionit në të cilin bashkëpunëtor ishte Karajvaz, disa persona të panjohur me motor i kanë bërë pritë gazetarit dhe e kanë qëlluar para shtëpisë së tij në pjesën jugore të Athinës.

Karajvaz ishte gazetar i njohur dhe me përvojë, i cili për shumë vite e ndiqte kronikën e zezë dhe mbulonte tema lidhur me policinë, krimin, mafien greke, për të njëjtat tema pati edhe portal informativ, ndërsa paralelisht ka punuar në një emision informativ të paradites në televizionin "Star".

QËNDRONI TË LIDHUR