• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen dy maqedonas në Sarandë për vjedhje

Arrestohen dy maqedonas në Sarandë për vjedhje

Tiranë, 25 gusht 2024 (MIA)- Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, një burrë dhe një grua për vjedhje në plazh në qytetin e Sarandës.

“Dy personat me shtetësi të Maqedonisë të identifikuar si David Shapuriq dhe Sandra Neshkovska janë arrestuar nga policia në Sarandë”, bën të ditur "Ora njuz".

Sipas policisë, këto persona në plazhin e quajtur “Druri i thatë”, një shtetases greke ia kanë vjedhur çantën ku ka pasur dy telefona, syze, para dhe gjësende personale.

“Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe denoncimit të shtetases greke, më 17 të këtij muaji, stacioni policor në Sarandë mundësoi identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, D.Sh (24) dhe S.N (28), që të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se hetimi po vazhdon për zbulimin e mundshëm dhe ndërlidhje tjera të veprave penale për vjedhje.

Foto: MPB Shqipëri 

 

QËNDRONI TË LIDHUR