• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen amerikanë të cilët ilegalisht kanë eksportuar teknologjisë në Rusi

Arrestohen amerikanë të cilët ilegalisht kanë eksportuar teknologjisë në Rusi

Uashington, 3 mars 2023 (MIA) - Autoritetet amerikane bënë të ditur se kanë arrestuar dy burra të akuzuar për një praktikë të gjatë të eksportimit të paligjshëm të teknologjisë në Rusi, duke i anashkaluar ligjet për eksport të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ata dyshohen për dërgesë të pajisjeve të aeroplanëve perëndimor për kompanitë ruse dhe riparim të pajisjeve që përdoren në aerolanë të prodhimit rus, thekson Ministria amerikane e  Drejtësisë. 

Që nga viti 2020, të dy janë bashkuar për t'i shmangur ligjet e eksportit duke fshehur dhe keqinterpretuar të përdoruesve përfundimtarë, vlerat dhe destinacionet e eksporteve të tyre dhe transportim të gjërave në vendet e treta, thuhet në kumtesë. 

Në një rast, ata e kanë mbuluar përfituesin dhe destinacionin e vërtetë duke lëshuar  faturë të rreme,  ku  Gjermania është theksuar si destinacion përfundimtar. Në raste të tjera, elektronika për aeroplanë është dërguar nëpërmjet Armenisë dhe Qipros në Rusi pa marrë lejet e nevojshme.

Akuzat kanë të bëjnë me komplot, eksportimin e mallrave të kontrolluara pa leje, falsifikimin dhe mospërputhjen me të dhënat elektronike të eksportit dhe kontrabandën e mallrave në kundërshtim me ligjin amerikan. Nëse shpallen fajtorë, u kanoset dënim me burg  nga pesë deri në 20 vjet burg për secilën pikë. 

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës për ta dobësuar ekonominë ruse dhe për t'ua bërë të vështirë furnizimin e materialeve për luftën. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR