• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen 15 anëtarë të një grupi kriminal nga Shqipëria që ka qenë nën hetim në disa vende

Arrestohen 15 anëtarë të një grupi kriminal nga Shqipëria që ka qenë nën hetim në disa vende

Tiranë, 1 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Europolin dhe organet për zbatimin e ligjit nga Belgjika, Holanda dhe Franca me sukses kanë përfunduar një operacion të madh me çka janë arrestuar 15 anëtarë të dyshuar nga një grup kriminal nën hetim në disa vende.

"Koordinojmë përpjekjet nën emrin GORGON, kulmoi me një sërë bastisjesh të kryera në Tiranë më 31 korrik kundër figurave kryesore të rrjetit kriminal", raportojnë mediat shqiptare.

Si rezultat i kësaj u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, duke përfshirë pasuri të paluajtshme dhe një milion euro para të gatshme, kumtoi sot Europoli.

Në kumtesë shtohet se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal të profilit të lartë i cili ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin në nivel ndërkombëtar. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë nga Elbasani dhe bashkëpunëtorë nga i njëjti rajon në Shqipëri.

Anëtarët e grupit dyshohen se janë përgjegjës për vrasje të shumta me porosi, trafik droge në shkallë të gjerë dhe pastrim të fitimeve të paligjshme përmes transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.

QËNDRONI TË LIDHUR