• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armenia kërkon fillimin e një misioni të KB-së në Nagorno Karabah

Armenia kërkon fillimin e një misioni të KB-së në Nagorno Karabah

Jerevan, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministri armen i Punëve të Jashtme, Ararat Mirzojan mbrëmë kërkoi të dënohet sulmi ndaj infrastrukturës civile në Nagorno Karabah dhe fillim urgjent të një misioni të KB-së në atë territor. 

"I bëj thirrje Këshillit të Sigurisë të marrë masat e mëposhtme urgjente: Të dënojë vazhdimin e sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile, të kërkojë zbatimin e plotë të detyrimeve sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, të nisë menjëherë një mision të KB-së në Nagorno-Karabah për të ndjekur dhe vlerësuar gjendjen e të drejtave njerëzore, situatën humanitare dhe të sigurisë", tha ai në seancën e Këshillit të Sigurisë të KB-së.

Siç bëri të ditur, qëllimi i operacionit të Azerbajxhanit është që të përfundohet pastrimi etnik në Nagorno Karabah, transmeton Armenia Aycor.

Sipas Mirzojan, është rëndë të besohet se e gjithë kjo ndodh tani, në shekullin 21, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, derisa Armenia tashmë një kohë të gjatë bën thirrje për alarmim, përderisa bashkësia ndërkombëtare refuzon ta marrë seriozisht. 

"Ky agresion është kulmi i bllokadës dhjetëmujore dhe uria e detyruar të cilën Azerbajxhani e shfrytëzon kundër popullatës në Nagorno Karabah", tha ministri armen.

Ai, gjithashtu, i mohoi akuzat e Azerbajxhanit në lidhje me praninë e forcave të armatosura të Armenisë në Nagorno Karabah. 

"Synimi i disa subjekteve për të përfshirë Armeninë në operacione ushtarake, për të transferuar operacionet ushtarake në territorin tonë sovran, është i qartë. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie paqësore të bazuara në njohjen reciproke të sovranitetit dhe integritetit territorial", tha Mirzojan dhe theksoi se ka ende besim në aftësinë e Këshillit të Sigurisë së KB-së për të parandaluar krimet në Azerbajxhan.

Fjalimi i ministrit armen të Punëve të Jashtme vijoi pas bisedimeve të shkurta në mesin e përfaqësuesve të Azerbajxhanit dhe të armenëve etnikë në Nagorno Karabah, Përfaqësuesi i armenëve të cilët jetojnë në Nagorno Karabah, David Babajan dje njoftoi se pas takimit në Jevllah nuk është arritur marrëveshje përfundimtare me Azerbajxhanin.

Ai në një deklaratë për Rojters tha se ka marrëveshje për armëpushim, por se së pari duhet të zgjidhen hollësitë, përfshirë edhe dorëzimin e armëve, transmeton Skaj njuz.

Kemi marrëveshje për ndërprerje të veprimeve ushtarake, por e presim marrëveshjen finale. Bisedimet vijojnë. Duhet të kalojmë përgjatë shumë çështjeve dhe problemeve, deklaroi Babajan. Në pyetjen nëse armenët do t'i dorëzojnë armët, ai tha se populli i tij nuk mundet të lihet që të vdesë dhe se do të nevojiten garanci të sigurisë. 

Të mërkurën u arrit marrëveshje për ndërprerje të zjarrit mes forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe ushtarëve armenë në rajonin e shkëputur Nagorno Karabah, i banuar kryesisht me armenë.

Marrëveshja ishte arritur me ndërmjetësim të kontingjentit paqëruajtës rus, pasi Baku zyrtar filloi operacion antiterorist në Nagorno Karabah që ta kthejë rendin kushteteus në rajonin e kontrolluar nga separatistët armenë. 

Autoritetet lokale njoftuan se në ato sulme ishin vrarë dhe lënduar dhjetëra persona. Avokati i Popullit në Nagorno Karabah, Gegan Stepanjan deklaroi se 32 persona, në mesin e të cilëve shtatë civilë, ishin vrarë, ndërsa më shumë se 200 janë lënduar. 

Sa i përket palës Azerbajxhan, këshilltari i presidentit të Azerbajxhanit, Elçin Amirbekov, pas negociatave të djeshme tha se ato mund të çojnë në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes midis Baku dhe Jerevanit, duke shtuar se pala Azerbajxhan tashmë ka dërguar një draft të asaj marrëveshjeje. Ajo përmban pesë pika të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe thekson se të dyja vendet do të jenë të detyruara të mos përzihen në punët e brendshme të tjetrit. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR