• e martë, 26 nëntor 2024

Armenia kërkoi që të veprojë Këshilli i Sigurisë së KB-së dhe Rusia për rajonin e Nagorno- Karabahut

Armenia kërkoi që të veprojë Këshilli i Sigurisë së KB-së dhe Rusia për rajonin e Nagorno- Karabahut

Jerevan, 19 shtator 2023 (MIA) - Armenia i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe Rusisë për të ndërmarrë veprime për të ndaluar operacionin ushtarak që Azerbajxhani filloi mëngjesin e sotëm në rajonin e kontestueshëm të Nagorno-Karabahut, njofton DPA.

"Duhen hapa të qarta për t'i dhënë fund agresionit të Azerbajxhanit", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Armenisë të publikuar sot nga mediat armene.

Kryeministri armen, Nikol Pashinjan, ndërkohë thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të përshkallëzimit të situatës në rajonin e kontestueshëm, njofton agjencia gjermane.

Azerbajxhani sot herët në mëngjes filloi një operacion të madh ushtarak për të marrë kontrollin e rajonit të kontestueshëm i cili ndodhet në territorin e Azerbajxhanit i banuar kryesisht nga armenë.

Ushtria në Baku e justifikoi veprimin duke pretenduar për shkelje të armëpushimit nga ana e Armenisë. Pala armene i hodhi poshtë këto akuza si një pretekst të sajuar për një sulm dhe konfrontim.

Nagorno- Karabah për dekada ka qenë një rajon i kontestueshëm midis dy ish republikave sovjetike.

Azerbajxhani prej muajsh ka bllokuar korridorin Laçin që është e vetmja nyje trafiku mes Armenisë dhe Nagorno-Karabahut ku situata humanitare konsiderohet katastrofike, njofton DPA. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR