Armenia hap rrugë tranziti për kamionët e Azerbajxhanit në Turqi
- Qeveria armene sot hapi kufijtë e saj për kamionët azerbajxhanas që udhëtojnë drejt Turqisë, që sëhtë shenja e fundit e ngrohjes së marrëdhënieve midis dy armiqve shumëvjeçar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:39, 27 tetor, 2025
Jerevan, 27 tetor 2025 (MIA) - Qeveria armene sot hapi kufijtë e saj për kamionët azerbajxhanas që udhëtojnë drejt Turqisë, që sëhtë shenja e fundit e ngrohjes së marrëdhënieve midis dy armiqve shumëvjeçar.
Armenia, gjithashtu, e ftoi presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Jerevan në vitin 2026. Sipas raporteve të mediave lokale, ministri armen i Punëve të Jashtme Ararat Mirzojan. deklaroi se ftesa i është drejtuar edhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Armenia dhe Azerbajxhani, i cili mbështetet nga Turqia, kanë qenë në një konflikt prej dekadash për rajonin e Nagorno-Karabahut, një enklavë me shumicë armene në kuadër të Azerbajxhanit. Në vitin 2023, Azerbajxhani pushtoi rajonin pas një bllokade të gjatë dhe një lufte të shkurtër, duke detyruar shumicën e popullsisë - më shumë se 100.000 armenë etnikë - të largohen.
Në gusht të vitit 2025, Aliev dhe kryeministri armen Nikol Pashinjan nënshkruan deklaratë të përbashkët mbi një traktat paqeje. Vendndodhja dhe nënshkrimi aktual i traktatit nuk janë përcaktuar ende, por Mirzojan deklaroi se ishte gati për konsultime urgjente mbi këtë çështje. Megjithatë, ai konfirmoi gjithashtu se kishte ende mosmarrëveshje midis dy vendeve në lidhje me kërkesën e Bakusë për një amedament kushtetues në Armeni në lidhje me Nagorno-Karabahun.
Duke dhënë leje për kamionët që të kalojnë nga Azerbajxhani përmes Armenisë në Turqi, Jerevani bëri një hap tjetër drejt zbatimit të marrëveshjes.
Foto: Arkivi