Armenia fiton më shumë vota se Azerbajxhani për organizimin e KOP17 në vitin 2026
- Armenia është zgjedhur për nikoqir të Konferencës së 17-të të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e natyrës në vitin 2026, duke mposhtur Azerbajxhanin në votimin më të pazakontë dhe ende të pasigurt nga shtetet anëtare të Konventës për diversitetin biologjik të mbledhur në Kolumbi, njoftojnë mediat franceze.
- Post By Fami Bajrami
- 12:51, 1 nëntor, 2024
Erevan, 1 nëntor 2024 (MIA) - Armenia është zgjedhur për nikoqir të Konferencës së 17-të të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e natyrës në vitin 2026, duke mposhtur Azerbajxhanin në votimin më të pazakontë dhe ende të pasigurt nga shtetet anëtare të Konventës për diversitetin biologjik, të mbledhur në Kolumbi, njoftojnë mediat franceze.
Të dy vendet, të cilat ishin në konflikt prej dekadash, u kandiduan për të organizuar konferencën e radhës për klimën, ndaj për shkak të kësaj, për herë të parë në histori, duhej të organizohej një votim i fshehtë për të vendosur se cili nga dy vendet do ta fitonte atë.
Armenia fitoi me 65 vota kundër 58 për Azerbajxhanin, publikoi në sallën plenare kryetari i KOP16. rq/bsh/
Foto: EPA