• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armenia dhe Azerbajxhani u morën vesh për njohje reciproke të integritetit territorial

Armenia dhe Azerbajxhani u morën vesh për njohje reciproke të integritetit territorial

Moskë, 25 maj 2023 (MIA) - Armenia dhe Azerbajxhani u morën vesh për njohje reciproke të integritetit territorial, njoftoi sot kryeministri armen, Nikoll Pashinjan.

"Dua të konfirmoj se Armenia dhe Azerbajxhani u morën vesh për njohje reciproke të integritetit territorial dhe në bazë të kësaj mund të themi se po lëvizim mjaft mirë drejt zgjidhjes së marrëdhënieve tona", tha ai në takimin e zgjeruar të Këshillit Suprem Ekonomik Euroaziatik. 

Kryeministri foli edhe për çështjen e sigurimit të të drejtave dhe sigurisë së banorëve të Nagorno Karabahut "në kuadër të mekanizmit ndërkombëtar".

"Shpresoj se dialogu normal konstruktiv mes Bakut dhe Stepanakertit (kryeqytetit të rajonit të ndarë Nagorno - Karabah) do të fillojë së shpejti", tha ai.

Pashinjan në konferencë për media në Jerevan të hënën tha se e pranon integritetin territorial të Azerbajxhanit, i cili e përfshin Nagorno Karabahun, por nën kushtin - siguri të popullatës armene. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR