• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armenia dhe Azerbajxhani po diskutojnë për raundin tjetër të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit

Armenia dhe Azerbajxhani po diskutojnë për raundin tjetër të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit

Erevan, 4 nëntor 2024 (MIA) -  Armenia dhe Azerbajxhani po diskutojnë rreth raundit e ardhshëm të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit dhe nuk kanë arritur ende një vendim përfundimtar, deklaroi kryetari i parlamentit armen, Alen Simonjan, i cituar nga një agjenci armene e lajmeve.

Lidhur me punën e përbashkët të komisioneve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për demarkacionin e kufijve, Simonjan tha se marrëveshja midis komisioneve të dy vendeve është fitorja më e madhe për ata.

"Kjo është fitore dypalëshe. Ky është dokumenti i parë ndërshtetëror midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa zbatimi i tij është një nga gur-themelet më të rëndësishëm të pavarësisë dhe integritetit territorial të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Do të vazhdojmë përpara (me negociata)", tha Simonjan.

Ai shfaqi shpresë se procesi i paqes do të përparojë në drejtim pozitiv.

"Për momentin nuk ka zgjidhje konkrete për demarkacionin e kufirit dhe bisedimet janë në vazhdim. Për momentin po diskutojmë se ku të vazhdojmë. Biseda mes kryeministrit armen, Nikol Pashinjan dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev në margjinat e takimit të BRIKS-it në Kazan ishin të lidhura me vendosjen e paqes, vendosjen e lidhjeve dhe diskutimin për situatën e të burgosurve", tha Simonjan. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR