• e shtunë, 06 korrik 2024

Armata ukrainase përgënjeshtron se e ka filluar kundërofensivin e paralajmëruar

Armata ukrainase përgënjeshtron se e ka filluar kundërofensivin e paralajmëruar

Kiev, 9 qershor 2023 (MIA) - Armata ukrainase sot ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga En-Bi-si njuz   se ka filluar  kundërofensivë kundër forcave ruse. 

 “Nuk keemi informacione të tilla. Dhe ne nuk komentojmë burime anonime”, tha për mediat britanike  zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës. 

 Paraprakisht, En-Bi-si njuz , duke cituar një oficer dhe ushtar të lartë anonim në afërsi të vijave të frontit, raportoi se ushtria ukrainase e ka filluar kundërofensivën e shumëpritur.

 Pas disa muajsh përparim në fushatën ushtarake ukrainase, e cila mund të jetë vendimtare në qëllimet e Kievit për ta kthejë territorin e pushtuar, një valë e re sulmesh synon vijat e frontit juglindor, raportoi En-Bi-si njuz .

Qeveria ukrainase ka thënë deri më tani se nuk do të ketë  paralajmërim publik për fillimin e ofensivës, ndërsa  zëdhënësi i armatës  ukrainase nuk pranoi t'i komentojë operacionet ushtarake në vazhdim. ar/

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR