• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Armata ukrainase kumtoi se i ka shtyrë forcat ruse në bregun e majtë të lumit Dnjepër

Armata ukrainase kumtoi se i ka shtyrë forcat ruse në bregun e majtë të lumit Dnjepër

Kiev, 19 nëntor 2023 (MIA) - Armata ukrainase bëri të ditur sot se i ka shtyrë forcat ruse "në tre deri tetë kilometra" brenda bregut të majtë të lumit Dnjepër.

"Të dhënat e para sillen nga tre deri në tetë kilometra varësisht specifikave, gjeografisë dhe topografisë së bregut të majtë", deklaroi zëdhënësja e armatës, Natalia Gumenjuk.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë ky do jetë avancimi më i madh i ushtrisë ukrainase muajve të fundit.

Zëdhënësja shtoi se kjo zonë ka disa dhjetëra mijëra ushtarë rusë dhe se forcat ukrainase "kanë shumë punë".

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR