• e mërkurë, 03 korrik 2024

Armata ukrainase kreu 14 sulme ajrore ndaj pozicioneve të ushtrisë ruse

Armata ukrainase kreu 14 sulme ajrore ndaj pozicioneve të ushtrisë ruse

Kiev, 18 qershor 2023 (MIA) – Ukraina dje ka kryer 14 sulme ajrore mbi pozicione ushtarake ruse, njofton Shtabi i përgjithshëm i armatës ukrainase në Fejsbuk.

"Mbrojtësit tanë shkatërruan dy sisteme raketore kundërajrore", pohon Shtatmadhoria e armatës së Ukrainës.

Në kumtesën theksohet poashtu se raketat dhe artileria ukrainase dje kanë goditur tre pika kontrolli, pesë depo municionesh dhe tre njësi artilerike.

“Rusia po përqendron përpjekjet e saj ushtarake në drejtimet Liman, Bahmut, Avdivka dhe Marinka”, thekson Shtatmadhoria e armatës ukrainase.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR