Armata ukrainase: Gjatë natës kemi rrëzuar 32 dronë rusë
- Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar të 32 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmin e mbrëmshëm.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:27, 5 korrik, 2024

Kiev, 5 korrik 2024 (MIA) - Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar të 32 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmin e mbrëmshëm.
Armata ukrainase rrëzoi dronë në shtatë rajone, njoftoi armata në Telegram.
Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Mikolaivit dhe tre të tjerë mbi rajonin e Dnipropetrovskut, pretenduan guvernatorët e atyre rajoneve.
Guvernatori i rajonit të Kievit tha se mbrojtja ajrore rrëzoi dronë herët në mëngjes.
Foto: Arkivi i MIA-s