• e premte, 05 dhjetor 2025

Armata ukrainase e demanton Putinin se qyteti Kupjansk është i rrethuar

Armata ukrainase e demanton Putinin se qyteti Kupjansk është i rrethuar

Kiev, 29 tetor 2205 (MIA) - Armata ukrainase kumtoi se pohimet e presidentit rus, Vlladimir Putin se qyteti Kupjansk është i rrethuar nga forcat ruse janë "fantazira".

Paraprakisht, Putini deklaroi se qyteti verilindor ukrainas është i rrethuar nga forcat ruse.

Grupi i përbashkët ukrainas i punës kumtoi se trupat ruse ndodhen në phesën veriore të qytetit, por shtoi se pohimet për rrethim janë të rrejshme.

Projekti për hartim të fush[betejës në Ukrainë në bazë të burimeve të kapshme publike "Deep state" gjithashtu nuk e shfaqë Kupjanskin si të rrethuar nga trupat ruse. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR