Armata ruse mbrëmë ka rrëzuar 128 dronë ukrainas
- Armata ruse mbrëmë ka rrëzuar 128 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë edhe Krimenë e aneksuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:15, 26 shkurt, 2025
Moskë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Armata ruse mbrëmë ka rrëzuar 128 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë edhe Krimenë e aneksuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi 83 dronë mbi rajonin e Krasnodarit, në jugperëndim të Rusisë, dhe 30 mbi gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014, thuhet në kumtesë.
Objektivi i sulmeve me dronë ishin edhe rajonet ruse Brjanks dhe Kursk, në kufi me Ukrainën.
Nuk ka informacione se është shkaktuar dëm nga dronët e rrëzuar.
Në muajt e fundit, Kievi ka rritur sulmet ajrore ndaj objekteve energjetike dhe ushtarake në territorin rus, si përgjigje të bombardimeve të qyteteve dhe rrjeteve energjetike të Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022. qa/
Foto: Skrinshit nga X