• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata ruse do të bëhet "e dyta më e madhe në botë"

Armata ruse do të bëhet

 Moskë, 17 shtator 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini ka urdhëruar që armata ruse të rritet me 180.000 ushtarë, njoftoi Kremlini.

 Me këtë zgjerim, armata ruse do të ketë 1.5 milionë ushtarë aktivë, duke e bërë atë ushtrinë e dytë më të madhe në botë, pas Kinës.

Rritja e numrit të trupave do të thotë se Rusia do ta kalojë armatën e SHBA-së dhe Indisë, sipas të dhënave të organizatës ushtarake "Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike". 

 "Kjo është për shkak të kërcënimeve të shumta që ekzistojnë në kufijtë tanë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Situata në kufijtë tanë perëndimorë dhe lindorë kërkon masa të duhura", shtoi ai.

 Kjo është hera e tretë që kur Putini e rrit numrin e ushtarëve në armatën ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR