Armata pakistaneze vrau 20 militantë
- Armata pakistaneze sot bëri të ditur se ka vrarë 20 talebanë pakistanezë në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Afganistanin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:21, 10 nëntor, 2025
Islamabad, 10 nëntor 2025 (MIA) - Armata pakistaneze sot bëri të ditur se ka vrarë 20 talebanë pakistanezë në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Afganistanin.
Armata shtoi se talebanët e vrarë ishin nga organizata e ndaluar militante TTP, të cilën edhe SHBA dhe Kombet e Bashkuara e kanë shpallur si organizatë terroriste.
TTP është e ndarë nga talebanët afganë, por është aleate me ta dhe shpesh merr përgjegjësinë për sulmet në Pakistan.
Pakistani dhe Afganistani gjatë fundjavës akuzuan njëri-tjetrin për dështimin e raundit të tretë të bisedimeve të paqes në Stamboll.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, filluan muajin e kaluar pas përleshjeve vdekjeprurëse kufitare ku humbën jetën dhjetëra ushtarë dhe civilë.
Foto: Arkivi i MIA-s