• e diel, 22 dhjetor 2024

Armata izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa

Armata izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa

Gaza, 1 prill 2024 (MIA) - Armata izraelite është tërhequr nga spitali Al-Shifa në qytetin Gaza gjatë natës, dy javë pas fillimit të operacionit të saj ushtarak atje, sipas raporteve palestineze të mëngjesit të sotëm, njofton DPA.

Mediat lokale kanë publikuar se operacioni ka shkaktuar shkatërrim serioz të ndërtesave të kompleksit më të madh mjekësor në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i armatës izraelite tha se raportet hulumtohen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e përshkroi operacionin në spitalin Al-Shifa të dielën mbrëmje si sukses i madh. Ai foli për operacion ushtarak "preciz dhe kirurgjikal". Më shumë se 200 terroristë janë vrarë, ndërsa qindra janë dorëzuar", tha Netanjahu.

Sipas Izraelit, organizata islamike palestineze Hamas edhe një herë ka vendosur pozicione luftarake dhe komanduese në rajonin e gjerë, pasi që ushtria izraelite tashmë është futur në spitalin në nëntor. Izraeli e akuzon Hamasin për keqpërdorim sistematik të institucioneve mjekësore për qëllime ushtarake, ndërsa Hamasi e mohon këtë.

Krahu ushtarak i Hamasit ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj ushtarëve izraelitë në zonën e spitalit Al-Shifa ditët e fundit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR