• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite suspendoi katër ushtarë, sulmuan palestinezë pa arsye

Armata izraelite suspendoi katër ushtarë, sulmuan palestinezë pa arsye
Jerusalem, 24 gusht 2022 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi për katër ushtarë të suspenduar për shkakun se sulmuan palestinezë pa arsye. Ata janë suspenduar pasi që në rrjetet sociale u paraqit një video ku shihet se si rrahin dhe shqelmojnë dy palestinezë të arrestuar. Shefi i armatës izraelite, gjeneral nënkoloneli Aviv Kohavi vlerësoi se incidenti serioz dhe i papranueshëm është në kundërshtim me vlerat e ushtrisë. "Nuk ka, e as nuk do të ketë vend në Forcat izraelite të mbrojtjes për sjellje të tillë", nënvizoi Kohavi. Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditëshe në vitin 1967. Palestinezët anojnë nga ajo që territori të jetë pjesë kryesore e shtetit të tyre të ardhshëm, që do ta përfshinte edhe Rripin e Gazës, ndërsa kryeqytet të jetë Jerusalemi lindor. Në territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë nën administratën ushtarake izraelite dhe pothuajse gjysmë milioni të ardhur hebrenj të cilët kanë shtetësi izraelite. Shumë organizata për të drejta të njeriut pohojnë se ushtarët izraelitë shpesh përdorin dhunë të tepërt. Izraeli bindë se po e heton shkeljen e disiplinës ushtarake, por, siç shkruajnë mediumet, hetimet zgjasin me muaj, e madje edhe me vite. Sipas organizatave për të drejt të njeriut, ushtarët rrallë herë shpallen përgjegjës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR