Armata izraelite shpalli pauzë katërorëshe të luftimeve në kampin e qytetit Rafah që popullata të furnizohet me rezerva
- Armata izraelite paralajmëroi pauzë taktike prej katër orëve në luftimet në kampin e qytetit Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:55, 30 dhjetor, 2023

Rafah, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite paralajmëroi pauzë taktike prej katër orëve në luftimet në kampin e qytetit Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, lajmëroi DPA.
Operacionet ushtarake atje do të ndërpriten përkohësisht për shkaqe humanitare, deklaroi zëdhënësi i armatës izraelite në "X".
Pauza paralajmërohet që popullata të mund t[ë furnizohet me rezerva, thuhet në kumtesë.
Paraprakisht, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në qytetin Kan Junis t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të vendpsen në qytetin Rafah në pjesën juglindore të Gazës, në afërsi të kufirit me Egjiptin.
Armata izraelite, gjithashtu, sot caktoi marsh rutë që civilët ta anashkalojnë rrugën e shfrytëzuar më parë për ikje nëpër qytetin Kan Junis, për të cilën ushtria thotë se është e rrezikshme.
Sipas Kombeve të Bashkuara, pas zgjerimit të sulmeve izraelite drejt pjesës qendrore të Rripit të Gazës, pothuajse nuk ka hapësirë për banorët e zhvendosur në brendësi. ab/
Foto: ЕPА