• e diel, 05 janar 2025

Armata izraelite njoftoi se objektivi i sulmit ishte Libani jugor

Armata izraelite njoftoi se objektivi i sulmit ishte Libani jugor

Tel Aviv, 29 nëntor 2024 (MIA) -  Armata izraelite njoftoi se sot, në ditën e tretë të armëpushimit ndërmjet Hezbollahut libanez dhe Izraelit, ka shënjestruar zonën në jug të Libanit, ku  është vërejtur lëvizja e raketës të asaj Organizate proiraniane. 

Siç theksohet, armata do të zbatojë armëpushimin me përdorimin e forcës.

 Paraprakisht, armata izraelite sulmoi disa herë Libanin jugor, njoftuan mediat shtetërore libaneze, ndërsa të enjten, një dron izraelit sulmoi një depo armësh të Hezbollahut.

 Armta libaneze nuk ka thënë ende asgjë në lidhje me sulmin e fundit, por më parë ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit disa herë që kur ajo hyri në fuqi të mërkurën herët në mëngjes.

 Mediat izraelite raportuan se një raketë e lëvizshme me rreze të mesme veprimi u sulmua nga një dron.

 "IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) janë sistemuar në Libanin jugor dhe po operojnë për të eliminuar kërcënimet ndaj Izraelit dhe shkeljet e marrëveshjes për armëpushim", thuhet në kumtesën ushtarake.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR