• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Armata izraelite njoftoi se ka konfiskuar më shumë raketa në Siri

Armata izraelite njoftoi se ka konfiskuar më shumë raketa në Siri

Tel Aviv, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Armata izraelite njoftoi se ka konfiskuar raketa gjatë operacionit të saj të vazhdueshëm në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al Asadit.

Armata njoftoi se trupat po vazhdonin të forconin mbrojtjen e Izraelit në zonën tampon midis Rafshnaltës të Golanit dhe Sirisë.

Parashutistët izraelitë kapën raketa dhe municione antitank në zonë, thuhet në kumtesë. Njësitë izraelite kanë gjetur tashmë armë të ndryshme atje ditët e fundit.

Pas marrjes së pushtetit nga ana e rebelëve islamistë në Siri javën e kaluar, armata izraelite sistemoi ushtarë në zonën kufitare siriane.

Komuniteti ndërkombëtar kritikoi inkursionin e Izraelit në territorin sirian, por kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se masa kishte për qëllim të ishte një masë e përkohshme.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe, armata izraelite tani ka trupa të stacionuara në afërsisht 300 kilometra katrorë të territorit sirian.

Zona tampon në Siri, e rënë dakord në vitin 1974, mbulon 235 kilometra katrorë sipas mediave izraelite.

Raportet e gazetave izraelite sugjerojnë se trupat luftarake izraelite, gjithashtu kanë qenë aktive edhe jashtë kësaj zone tampon, raporton DPA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR