• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata izraelite liroi një peng të Hamasit

Armata izraelite liroi një peng të Hamasit

Tel Aviv, 27 gusht 2024 (MIA) - Forcat izraelite në një "operacion kompleks shpëtimi" në pjesën jugore të Rripit të Gazës kanë liruar një peng pas më shumë se 10 muaj pasi ai u rrëmbye nga militantët e Hamasit.

I liruari është 52 vjeçari Kaid Farhan Alkadi, pjesëtar i bashkësisë beduin në jug të Izraelit. Ai është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile.

Alkadi u rrëmbye nga kibuci Magen, një nga një numër i komuniteteve rreth Rripit të Gazës që u sulmuan nga luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR