• e premte, 05 dhjetor 2025

Armata izraelite kumtoi se ka filluar operacion për vendosje të kontrollit ndaj qytetit të Gazës

Armata izraelite kumtoi se ka filluar operacion për vendosje të kontrollit ndaj qytetit të Gazës

Tel-Aviv, 20 gusht 2025 (MIA) - Armata izraelite i ndërmori hapat e parë në operacionin e vet për vendosje të kontrollit ndaj qytetit të Gazës, kumtoi zëdhënësi i saj, gjenerali brigadier, Efi Defrin.

Më herët sot, ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac e miratoi operacionin në të cilin është planifikuar të mobilizohen 60.000 rezervistë dhe të vazhdohet shërbimi i 20.000 ushtarëve.

"Filluam me operacione preliminare dhe fazat e para të sulmit ndaj Gazës, ndërsa forcat e armatosura izraelite tashmë po i mbajnë periferitë" në qytetin më të madh në Rripin me të njejtin emër", deklaroi sonte gjenerali Defrin. Ai e përshkroi Hamasin si "lëvizje guerile" e cila pësoi goditje të rënda. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR