• e premte, 05 dhjetor 2025

Armata izraelite ka goditur tanke të armatës siriane

Armata izraelite ka goditur tanke të armatës siriane

Jerusalem, 14 korrik 2025 (MIA) – Armata izraelite sot njoftoi se ka goditur “disa tanke” në Sirinë jugore ku ka pasur konflikte ndërmjet fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica druzi, me çka humbën jetën 50 persona. 

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Izraeli i ka sulmuar tanket e armatës siriane, anëtarët e së cilës luftojnë në anën e beduinëve. 

Izraeli paraprakisht u kërcënua se do të intervenojë në Siri që ta mbrojë pakicën religjioze druzi, të cilët konsiderohen si pakicë besnike në Izrael dhe shërbejnë në forcat e armatosura. 

Pas rrëzimit të presidentit sirian Bashar al Asad në dhjetor të vitit të kaluar, u paraqit shqetësim për fatin e pakicave. 

Forcat izraelite paraprakisht okupuan tampon zonën e patrulluar nga Kombet e Bashkuara në territorin sirian përgjatë kufirit me Rrafshnaltën e Golanit dhe kryen qindra sulme ajrore ndaj lokacioneve ushtarake në Siri. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR