Armata izraelite hodhi afishe në qytetin e Gazës dhe u bëri thirrje banorëve që të largohen
- Armata izraelit sot ka hedhur afishe në qytetin e Gazës, duke u bërë thirrje të "gjithë njerëzve" në zonën veriore të territorit të rrethuar palestinez për të shkuar në jug, duke përdorur "korridoret e sigurisë".
- Post By Qefsere Abduli
- 14:37, 10 korrik, 2024

Gazë, 10 korrik 2024 (MIA) - Armata izraelit sot ka hedhur afishe në qytetin e Gazës, duke u bërë thirrje të "gjithë njerëzve" në zonën veriore të territorit të rrethuar palestinez për të shkuar në jug, duke përdorur "korridoret e sigurisë".
"Korridoret e sigurisë lejojnë të gjithë personat që ndodhen në qytetin e Gazës të shkojnë shpejt dhe pa kontrolle nga qyteti i Gazës në strehimoret në Deir al-Balah dhe Al Zavija", thuhet në afishe.
"Gaza Siti mbetet zonë e rrezikshme luftarake", paralajmërohet në tekst.
Armata sot i propozoi operacionet në Rripin e Gazës, veçanërisht në qytetet Gazë, Shuxhaja dhe Rafah, në jugun e territorit. qa
Foto: Arkiva e MIA-s