• e premte, 20 dhjetor 2024

Armata izraelite filloi një operacion të ri ushtarak në Kan Junis

Armata izraelite filloi një operacion të ri ushtarak në Kan Junis

Tel Aviv, 9 gusht 2024 (MIA) - Armata izraelite filloi një operacion të ri ushtarak në rajonin Kan Junis në pjesën jugore në Rripin e Gazës në kushte të frikës nga konflikti më i gjerë në Lindjen e Mesme dhe thirrjet e rritura përreth botës për armëpushim, njoftoi DPA.

Inteligjenca, zbuloi se ka luftëtarë në rajon dhe se ata janë riorganizuar atje pas tërheqjes së fundit të forcave mbrojtëse të izraelit (IDF), kumtoi sot ushtria.

Përveç kësaj, forcat e aviacionit sulmuan më shumë se 30 objektiva lidhur me grupin islamik palestinez Hamas, duke përfshirë edhe depo për armë, kumtoi IDF. Theksohet se disa militantë janë vrarë në ato sulme.

Ushtria izraelite ishte aktive kundër njësive luftarake të Hamasit në Kan Junis në disa kthime dhe në një periudhë më të gjatë kohore, por pastaj u tërhoq në pozita fikse jashtë qytetit.

Izraeli u gjet nën një kritikë ndërkombëtare duke e marrë parasysh numrin e madh të civilëve viktima dhe situatës së rëndë humanitare në Gaza.

Siç vazhdojnë armiqësitë, diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian Zhozep Borell i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit t'i vazhdojnë negociatat për armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për pengje për të burgosurit më 15 gusht.

"Bashkimi Evropian iu bashkua Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së, "në thirrjen e tyre për lidhje, pa anulim, marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve", tha Borell në një postim në "X".

Megjithatë, ministri i djathtë ekstrem i financave të Izraelit, Bezalel Smotriç, e emëroi marrëveshjen e propozuar që përfshin armëpushim në Gaza si "kurth i rrezikshëm". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR