• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armata izraelite e mohon sulmin ndaj automjetit të KB-së, UNFIL-i konfirmoi se personeli i tij është plagosur

Armata izraelite e mohon sulmin ndaj  automjetit të KB-së, UNFIL-i konfirmoi se personeli i tij është plagosur

Tel Aviv, 30 mars 2024 (MIA)  - Ndryshe nga raportimet, armata izraelite sot në mëngjes nuk e ka sulmuar automjetin e UNIFIL-in në zonën e Ramishit, kumtoi armata në X.

Disa agjenci botërore, duke iu referuar dy burimeve sigurie, paraprakisht raportuan se një automjet i Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) u godit në një sulm në qytetin Rmeish në kufirin jugor. 

UNIFIL-i ndërkohë konfirmoi se në shpërthim janë plagosur tre vëzhgues të KB-së dhe një përkthyes. Misioni paqeruajtës i KB-së bëri të ditur se e "heton origjinën e shpërthimit" që plagosi katër nga personeli i tij në një mision patrullimi në Libanin jugor. 

 UNIFIL-i në një kumtesë theksoi se "duhet të sigurohet mbrojtje të personelit të KB-së" dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve pothuajse të përditshme ndërkufitare nga Izraeli dhe Hezbollahu.

 "Të gjithë aktorët kanë përgjegjësi sipas ligjit ndërkombëtar humanitar që të sigurojnë mbrojtje të joluftëtarëve, duke përfshirë paqeruajtësit, gazetarët, personelin mjekësor dhe civilët", theksohet në kumtesën e  UNIFIL-t.

 

QËNDRONI TË LIDHUR