Armata greke demanton se janë përmbytur helikopterë në aeroportin ushtarak në Volos
- Shtatmadhoria e armatës greke i demantoi shlrimet në disa mediume greke se janë përmbytur helikopterët e stacionuar në aeroportin ushtarak në afërsi të Volosit dhe kumtuan se në mënyrë të sigurt janë ttransferuar në pistë të thatë "në pajtim me procedurat standardizuese, ekzistuese, valide për siguri të materialit dhe objekteve", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:59, 9 shtator, 2023
Athinë, 9 shtator 2023 (MIA) - Shtatmadhoria e armatës greke i demantoi shlrimet në disa mediume greke se janë përmbytur helikopterët e stacionuar në aeroportin ushtarak në afërsi të Volosit dhe kumtuan se në mënyrë të sigurt janë ttransferuar në pistë të thatë "në pajtim me procedurat standardizuese, ekzistuese, valide për siguri të materialit dhe objekteve", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Armata sqaruan se fillimisht ishin dërguar helikoperët që janë funksional dhe operativ, e më pas ata që nuk janë aktiv, të vjetër mbi 60 vite dhe me vite të tërhequr nga përdorimi aktiv, ndërsa mu nga ata helikopterë ishin fotografitë e publikuara në disa mediume.
Pas shkrimeve në "Ajidisis" dhe "Dokumento" për rastin me helikopterët, reaguan nga SYRIZA opozitare, ndërkaq zëdhënësi qeveritar komentoi se bëhet fjalë për "lajm të rrejshëm". ab/