• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Armata amerikane kumtoi se janë vrarë katër udhëheqës të Shtetit Islamik

Armata amerikane kumtoi se janë vrarë katër udhëheqës të Shtetit Islamik

Uashington, 14 shtator 2024 (MIA) - Armata amerikane kumtoi se në koordinim me forcat e sigurisë së Irakut, ka kryer sulm në Irakun perëndimor gjatë të cilit u vranë katër udhëheqës të grupit Shteti Islamik, përfshirë edhe shefin e operacioneve në atë vend.

"Ky operacion kishte në shënjestër udhëheqësit e Shtetit Islamik, ndërpreu dhe zvogëloi mundësitë e tij të organizojë dhe zbatojë operacione", kumtoi komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme.

Shtohet se në aksionin e kryer në fund të gushtit u vranë gjithsej 14 anëtarë të Shtetit Islamik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR