• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armëpushimi në Rripin e Gazës shtyhet edhe për dy ditë

Armëpushimi në Rripin e Gazës shtyhet edhe për dy ditë

Doha, 27 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit kumtoi se armëpushimi katër ditor në Rripin e Gazës shtyhet edhe për dy ditë, lajmëroi DPA.

"Është arritur marrëveshja për vazhdimin e ndërprerjes humanitare të armëpushimit për dy ditë shtesë në Rripin e Gazës", citohet në postimin në rrjetin social X.

Kumtesa vjen vetëm disa orë para përfundimit të armëpushimit në luftën në Gaza, që është në fuqi nga e premtja në mëngjes, shton DPA.

Marrëveshjen që e arritën palët javën e kaluar parashikon mundësi për vazhdimin e ndërprerjes së armëpushimit në këmbim për lirimin e 10 pengjeve në ditë.

Grupi militant palestinez Hamas konfirmoi se është pajtuar me marrëveshjen e arritur  me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.

"Është arritur marrëveshje me vëllezërit në Katar dhe Egjipt për vazhdimin e armëpushimit humanitar të përkohshëm edhe për dy ditë, nën kushtet e njejta", deklaroi përfaqësuesi i Hamasit në një bisedë telefonike për mediat britanike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR