• e hënë, 23 dhjetor 2024

Argjentina zëvendëson agjencinë e saj kombëtare të të ardhurave me një organ tjetër dhe shfuqizon më shumë se 3.000 vende pune

Argjentina zëvendëson agjencinë e saj kombëtare të të ardhurave me një organ tjetër dhe shfuqizon më shumë se 3.000 vende pune

Buenos Aires, 22 tetor 2024 (MIA) - Shërbimi Federal i të Ardhurave Shtetërore të Argjentinës do të zëvendësohet me Agjencinë e ardhshme për Pagesë të Borxheve dhe Kontrollit Doganor, ndryshim me të cilin do të shfuqizohen 3.155 vende pune, kumtoi presidenca.

Ky është "një hap thelbësor drejt eliminimit të burokracisë që e pengon ekonominë dhe lirinë komerciale të argjentinasve", thuhet në kumtesë në "X". "Kjo do të mundësojë uljen e shpenzimeve për 15 për qind për këtë pushtet".

Pasi erdhi në pushteti presidenti ultra-liberal Havier Milej njoftoi një numër të madh të shkurtimeve drastike në organet shtetërore, Konkretisht, ai e uli numrin e ministrive nga 18 në tetë, e uli personelin e agjencive tjera qeveritare ose madje i eliminoi. 

Politikat e kursimit të Milej kanë çuar në një ngadalësim të inflacionit, deri në katër për qind në bazë mujore (krahasuar me një mesatare prej 17 për qind në vitin 2023) dhe bilance mujore të qëndrueshme buxhetore pa precedentë në 15 vitet e fundit.

Megjithatë, kjo çoi edhe në një recesion të ashpër (parashikim prej -3,5 për qind në fund të vitit 2024), rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të mijëra vendeve të punës.

Sipas të dhënave të publikuara në fund të shtatorit, varfëria në Argjentinë, e cila vazhdimisht rritet tashmë dy vjet, ka arritur 52,9 për qind të popullsisë në gjysmën e parë të vitit 2024, që është një kërcim prej më shumë se 11 pikë për gjashtë muaj. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR