• e premte, 05 dhjetor 2025

Arbër Ademi: AKI fitoi në raundin e parë në dy komuna, Likovë dhe Pllasnicë

Arbër Ademi: AKI fitoi në raundin e parë në dy komuna, Likovë dhe Pllasnicë

Tetovë, 19 tetor 2025 (MIA) - Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, informoi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar dy poste kryetarë komunash në raundin e parë të votimit. Kandidatët e tyre fituan në komunat e Likovës dhe Pllasnicës.

"Procesi zgjedhor në Likovë ka përfunduar pa raund të dytë votimi. Kandidati ynë Erkan Arifi fitoi me një diferencë prej 3:1. Zgjedhjet kanë përfunduar edhe në komunën e Pllasnicës, ku kandidati ynë tashmë e ka kompletuar fitoren e tij, 2:1 kundër kandidatit të Partisë Demokratike Turke", tha Arbër Ademi.

Ai paralajmëroi se sapo të dalin rezultatet nga secila komunë, ato do të shpallen në selinë e partisë BDI në Tetovë.

QËNDRONI TË LIDHUR