• e premte, 05 dhjetor 2025

Arakçi: Trampi duhet të ndalojë me mosrepektim drejt Hamneit nëse sinqerisht dëshiron marrëveshje bërthamore me Iranin

Arakçi: Trampi duhet të ndalojë me mosrepektim drejt Hamneit nëse sinqerisht dëshiron marrëveshje bërthamore me Iranin

Teheran, 28 qershor 2025 (MIA) – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, e porositi presidentin amerikan Donald Tramp se nëse është i sinqertë në qëllimin e tij që të arrijë marrëveshje bërthamore me Iranin, duhet të ndalojë me "tonin e parespektueshëm dhe të papranueshëm" ndaj liderit suprem të Iranit, ajatollahut Ali Hamnei. 

Në një publikim në rrjetin X sot në mëngjes, Aragçi theksoi se Trampi duhet të ndalojë "të lëndojë miliona ndjekës të tij të sinqertë" që ta hapë rrugën për marrëveshje të mundshme, informuan mediat britanike. 

Hamnei para dy ditëve, në reagimin e tij të parë pas luftës 12-ditëshe, njoftoi se Irani e ka fituar konfliktin me Izraelin dhe e uroi popullin iranian për fitoren. 

Pastaj Trampi i bëri thirrje liderit suprem të Iranit ta “thotë të vërtetën” pasi Hamnei shpalli fitore ndaj Izraelit dhe SHBA-së. 

"Shiko, je një njeri me besim të madh, një njeri shumë i respektuar në këtë vend. Duhet të thuash të vërtetën. Je mundur shumë, ndërsa dhe Izraeli është mundur. Të dy vendet janë mundur dhe është koha t'i japim fund kësaj", tha Trampi në atë kohë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR