• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Arakçi paralajmëron mundësinë e fillimit të negociatave mes Iranit dhe Evropës

Arakçi paralajmëron mundësinë e fillimit të negociatave mes Iranit dhe Evropës

Teheran, 17 nëntor 2024 (MIA) - Ministri iranian për Punë të Jashtme, Abas Arakçi ka paralajmëruar sot mundësinë e fillimit të negociatave midis Teheranit dhe Evropës, transmetojnë mediat iraniane.

“Ekziston një interes i vendeve evropiane për fillimin e negociatave dhe me gjasë do të ndodhë”, tha ai.

Ai gjithashtu mohoi pretendimet se ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara është takuar me drejtorin ekzekutiv të X, Ilon Mask në Nju Jork.

Gazeta “Njujork Tajms” dje publikoi se Masku të hënën kinse ka pasur takim me ambasadorin iranian në KB.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR