• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arakçi: Irani nuk kërkon eskalim, por ka të drejtë për mbrojtje legjitime

Arakçi: Irani nuk kërkon eskalim, por ka të drejtë për mbrojtje legjitime

Islamabad, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të jashtme, Abaz Arakçi sot, duke folur për përgjigjen e mundshme ndaj sulmeve izraelite në Iran, të kryera më 26 tetor, deklaroi se vendi i tij nuk kërkon eskalim, por ka të drejtë për mbrojtje legjitime.

"Për dallim nga Izraeli, Republika islamiste e Iranit nuk kërkon eskalim, por e ruajmë të drejtën e patjetërsuar të mbrojtjes legjitime", tha Arakçi në Islamabad të Pakistanit, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij pakistanez, Ishak Dar.

"Do të përgjigjemi, kjo është e sigurt, por agresioni izraelit me kohë dhe në mënyrë adekuate, në mënyrë shumë të matur, por mirë të llogaritur", tha ai.

Ministri pakistanez tha se e dënon agresionin e pakufizuar ushtarak të Izraelit në Lindjen e Afërt dhe, siç i quajti, "veprimet e tij gjenocidale ndaj civilëve".

Të dielën, presidenti iranian, Masud Pezeshkian kumtoi se ndërprerjs e mundshme e zjarrit mes aleatëve të Teheranit dhe Izraelit mund të ndikojë në përgjigje të vendit të tij ndaj sulmeve më të reja izraelite.

Më 26 tetor, forcat ajrore izraelite goditën loakcione ushtarake në iran si hakmarrje për lansimin iranian të predhave ndaj Izraelit më 1 tetor.

Izraeli e paralajmëroi Iranin se është kundër çfarëdo lloj përgjigje ndaj sulmit të tij, ndërsa Teherani premtoi, përmes liderit të vet suprem, Ali Hamnei, se përgjigja do të jetë e ashpër. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR