Arakçi: Irani është i gatshëm të vazhdojë bisedimet bërthamore, me vullnet të mirë nga Perëndimi
- Kreu i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, e informoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, për gatishmërinë e Teheranit për t'i vazhdojë bisedimet për programin bërthamor, nën kushtin që Perëndimi të tregon vullnet të mirë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:57, 29 gusht, 2025
Teheran, 29 gusht 2025 (MIA) - Kreu i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, e informoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, për gatishmërinë e Teheranit për t'i vazhdojë bisedimet për programin bërthamor, nën kushtin që Perëndimi të tregon vullnet të mirë.
Në lidhje me njoftimin e “trekëndëshit evropian” (Francë, Gjermani dhe Britani e Madhe) për aktivizimin e “mekanizmit për reagim të shpejtë” dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, Arakçi "e përsëriti gatishmërinë e Iranit për bisedime diplomatike të ndershme dhe të balancuara, nën kushtin që palët e tjera të tregojnë seriozitet dhe vullnet të mirë dhe të shmangin veprime që e minojnë mundësinë e suksesit", njofton agjencia Tasnim.
"I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të heqë dorë nga interpretime selektive dhe të përqendrohet në lehtësimin e diplomacisë së vërtetë me qëllim të ruajtjes së multilateralizmit", thuhet në letrën e dërguar kryetares së diplomacisë evropiane.
Arakçi kujtoi se vendet e BE-së nuk kanë autorizim ligjor për të aktivizuar këtë mekanizëm dhe paralajmëroi se Teherani do të marrë masa si përgjigje ndaj këtij vendimi.
Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dje i dërguan një letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së, në të cilën i informojnë për aktivizimin e “mekanizmit të reagimit të shpejtë” (snapback) që mundëson rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit, të pezulluara sipas Planit të përbashkët gjithëpërfshirës të veprimit (JCPOA) nga viti 2015.
Këto tre vende, gjithashtu, shprehën gatishmërinë për të negociuar me Iranin për marrëveshjen bërthamore gjatë 30 ditëve të ardhshme para se sanksionet të hyjnë në fuqi.
Nëse nuk arrihet marrëveshje brenda 30 ditëve, të gjitha sanksionet paraprake tëOKB-së do të rivendosen, përfshirë edhe embargon për armë ndaj Iranit, inspektimet e ngarkesave dhe kufizimet në programin e tij raketor. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s