Aragçi: Përfshirja e SHBA-së në konflikt do të ishte shumë, shumë e rrezikshme
- Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, tha se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në derisa "populli i tij po bombardohet". Ai gjithashtu pohoi se "SHBA është përfshirë në agresion që nga dita dita e parë", edhe pse nuk ka dorëzuar kurrfarrë dëshmie për këtë, shkruan Bi-Bi-Si.
- Post By Sara Ademi
- 12:29, 21 qershor, 2025

Stamboll, 21 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, tha se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në derisa "populli i tij po bombardohet". Ai gjithashtu pohoi se "SHBA është përfshirë në agresion që nga dita dita e parë", edhe pse nuk ka dorëzuar kurrfarrë dëshmie për këtë, shkruan Bi-Bi-Si.
Në një bisedë me gazetarët në Stamboll, ku i vazhdon bisedat diplomatike, Aragçi paralajmëroi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të ishte "shumë, shumë e rrezikshme".
Paraprakisht këtë javë presidenti amerikan Donald Tramp miratoi planet për sulm të Iranit, por hoqi dorë nga sulmi me shpresë se Irani do të pajtohet të heq dorë nga programi i tij bërthamor.
Ministri iranian i punëve të jashtme theksoi se është "absolutisht i gatshëm për një zgjidhje të dakorduar" në lidhje me programin bërthamor. Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje afatgjate për programin e tij bërthamor me një grup forcash botërore, pas shumë viteve tensione për shkak të dyshimeve se tenton të zhvillojë armë bërthamore.
"Diplomacia ka funksionuar në të kaluarën dhe sërish mund të funksionojë. Por, që t'i kthehemi diplomacisë, agresioni duhet të ndalet", thekson Aragçi. sa/
foto: EPA