• e premte, 22 nëntor 2024

Aragçi: Për Iranin janë të rëndësishme veprimet, dhe jo deklaratat e politikanëve amerikanë

Aragçi: Për Iranin janë të rëndësishme veprimet, dhe jo deklaratat e politikanëve amerikanë

Teheran, 13 nëntor 2024 (MIA) - Shumë herë thamë se deklaratat e përfaqësuesve amerikanë nuk kanë kurfarë peshe për ne. Të rëndësishme janë veprimet, deklaroi sot shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi.

Ai shtoi se administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden në largim disa herë ka paralajmëruar se dëshiron ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës dhe në Liban, por nuk janë arritur rezultate.

"Ky është rezultat ose i hipokrizisë së tyre, ose e paaftësisë së tyre për të vendosur ndëreprerje të zjarrit, apo të dyjat", theksoi Aragçi.

Ministri iranian i Punëve të jashtme e ceki nevojën që të ulet çmimi të cilin Irani dhe SHBA-ja e paguajnë për kotnestet e tyre, duke potencuar se çdoherë kanë ekzistuar kanale komunikimi mes dy vendeve.

"Ndonjëherë dallimet që i kemi me SHBA-në janë shumë të rëndësishme dhe ndoshta të pazgjidhshme, por duhet të arrijmë ta ulim tensionin dhe çmimin që e paguajmë", theksoi Aragçi.

Zëdhënësja e Qeverisë iraniane, Fateme Mohaxherani dje i bëri thirrje presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp që të evitojë çfarëdo lloj masash, të cilat mund t'i përkeqësojnë të drejtat e iranianëve. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR