Aragçi: Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet armike
- Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet e shumicës së vendeve, tha ministri iranian i Punëve të Brendshme Abas Aragçi në një intervistë me "Al xhezirën", duke theksuar se për të ardhmen e kësaj rruge ujore do të vendoset nga Irani dhe Omani.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:24, 1 prill, 2026
Teheran, 1 prill 2026 (MIA) - Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet e shumicës së vendeve, tha ministri iranian i Punëve të Brendshme Abas Aragçi në një intervistë me "Al xhezirën", duke theksuar se për të ardhmen e kësaj rruge ujore do të vendoset nga Irani dhe Omani.
Irani mori kontrollin e ngushticës pas për shkk të sulmeve amerikano-izraelite, duke ndaluar tranzitin për anijet e lidhura me ShBA-në, Izraelin dhe aleatët e tyre. Autoritetet iraniane disa herë kanë theksuar se ngushtica nuk është e mbyllur, por se anijet e vendeve "mike" mund të kalojnë nëpër të në koordinim me Marinën Iraniane.
"Ngushtica është e mbyllur vetëm për anijet e atyre që janë në luftë me ne. Kjo është normale gjatë luftës - nuk mund t'i lejojmë armiqtë të përdorin ujërat tona territoriale për tregti", shpjegoi shefi i diplomacisë iraniane.
Ai shtoi se disa vende të tjera kanë vendosur të mos lundrojnë nëpër këtë kalim për shkak të rreziqeve të sigurisë dhe shpenzimeve të larta të sigurimit, ndërsa disa anije kineze, indiane, pakistaneze dhe turke kanë kaluar tashmë pas konsultimeve me Teheranin.
Aragçi theksoi se ujërat territoriale të Ngushticës së Hormuzit i përkasin Iranit dhe Omanit dhe se këto dy shtete do të vendosin për regjimin e ri pasi të përfundojë lufta. Megjithatë, vendet e Gjirit Persik, përfshirë edhe Katarin, këmbëngulin të përfshihen në çdo bisedë rreth të ardhmes së kësaj rruge ujore strategjike.
Ndërkohë, Kina dhe Pakistani kanë njoftuar një plan me pesë pika për t'i dhënë fund luftës, i cili i jep përparësi normalizimit të trafikut përmes ngushticës. Paralelisht me këtë, parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që parashikon një sistem të ri të rregullimeve të sigurisë dhe pagesës së tarifave të tranzitit ekskluzivisht në rialë iranianë. Sipas ligjit të ri, anijet nga vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Iranit do të përballen me kufizime të ashpra në lundrimin e tyre.
Foto: Arkivi