• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aragçi nga Bejruti premtoi "hakmarrje të ashpër" nëse Izraeli sulmon Iranin 

Aragçi nga Bejruti premtoi

 Bejrut, 4 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot e paralajmëroi Izraelin se do të pasojë reagimi i ashpër  nëse Irani sulmohet. 

 "Derisa entiteti izraelit ndërmerr çfarëdolloj hapi ose mase kundër neve, hakmarrja jonë do të jetë më e fortë nga ajo e kaluara", tha Aragçi pas mbledhjes me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nebih Beri, transmetojnë mediat amerikane. 

 Vizita e Aragçit në Bejrut vjen vetëm tre ditë pasi Irani lëshoi të paktën 180 raketa ndaj Izraelit. 

 Zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare, Ali Fadavi, më herët sot deklaroi se Irani do të synojë instalimet izraelite të energjisë dhe gazit nëse Izraeli sulmon vendin.

 Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot deklaroi se sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, tre ditë më parë, është plotësisht i ligjshëm dhe legjitim, duke shtuar se ai është një “dënim minimal për krimet tronditëse të Izraelit”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR