• e premte, 05 dhjetor 2025

Aragçi: Netanjahu po bën përpjekje ta përfshijë SHBA-në në katastrofën e Lindjes së Mesme

Aragçi: Netanjahu po bën përpjekje ta përfshijë SHBA-në në katastrofën e Lindjes së Mesme

Teheran, 5 maj 2025 (MIA) – Shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi sot e akuzoi Izraelin se po bën përpjekje ta tërheqë SHBA-në në “katastrofën” e Lindjes së Mesme. 

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po përpiqet me paturpësi të diktojë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë presidenti (amerikan) Donald Tramp në diplomacinë e tij me Iranin”, njoftoi Aragçi në Iks.

Netanjahu më 27 prill i bëri thirrje SHBA-së që të arrijnë marrëveshje me Teheranin, me të cilën Irani do të privohej nga çfarëdo lloj kapacitetesh për pasurimin e uraniumit dhe do të pengohej të zhvillojë raketa balistike. Për Iranin ato janë vija të kuqe në bisedime dhe e akuzoi Netanjahun që ta diktojë politikën amerikane. 

“Bota, gjithashtu, e pa se si Netanjahu drejtpërdrejt intervenon te qeveria amerikane që ta tërheqë në edhe një katastrofë në rajonin tonë”, theksoi Aragçi. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR