• e premte, 05 dhjetor 2025

Aragçi: Nëse Izraeli ndalon agresionin, Irani nuk do të përgjigjet me sulme

Aragçi: Nëse Izraeli ndalon agresionin, Irani nuk do të përgjigjet me sulme

Teheran, 24 qershor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, mëngjesin e sotëm deklaroi se nuk ka "marrëveshje" për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, por se vendi i tij nuk do të vazhdojë me sulme nëse Izraeli "ndalon agresionin e tij".

"Në këtë fazë nuk ka marrëveshje për armëpushim me Izraelin", tha ai në porosinë e publikuar shkurt në platformën X pak pasi presidenti amerikan Donald Tramp publikoi armëpushim midis dy vendeve.

Por "nëse regjimi izraelit ndalon agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian deri më së voni deri në 4:00 të mëngjesit sipas kohës së Teheranit, nuk kemi ndërmend të vazhdojmë me përgjigjen tonë pastaj", tha ai.

Edhe pse një funksionar iranian konfirmoi më parë se Teherani kishte rënë dakord për armëpushim, shefi i diplomacisë iraniane tha se nuk do të ndaleshin armiqësitë përderisa Izraeli të ndalonte me sulmet e tij.

"Vendimi përfundimtar për t'i dhënë fund operacioneve tona ushtarake do të jepet më vonë", shtoi Aragçi në publikimin në X.

Izraeli deri më tani nuk ka komentuar për marrëveshjen, por nga publikimi i Trampit nuk ka pasur raportime për sulme izraelite ndaj Iranit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR